Do ta keni të vështirë ta gjeni Puma-n në këtë fotografi – “bisha” e bukur malore është përshtatur në mënyrë të përkryer me mjedisin

    Macet e egra bredhin të vetme në vargmalet e kontinenteve amerikane, duke kërkuar gjahun e tyre dhe në përgjithësi duke qëndruar edhe larg njerëzve.

    Kjo i bën ato të vështira për t’u pikasur, edhe për ata udhërrëfyes ekspertë të cilët e kalojnë jetën e tyre duke gjurmuar pumat.

    Fotografi 51 vjeçar Greg Harvey, vendosi të sfidojë udhërrëfyesit e tij me një seri të fotografive të maceve të mëdha, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

    Këto foto të mahnitshme të bëra në Patagonia të Kilit, i shfaqin pumat në vendbanimin e tyre natyral.

    Dhe përderisa imazhet përbënin pak sfidë për ekspertët e jetës së egër symprehtë, luani malor i fshehur në këtë foto është pothuajse i pamundur të dallohet.

    Foto e mëposhtme e shfaq vendin se ku është qëndron puma, e cila është përshtatur në mënyrë perfektë me ambientin që e rrethon atë. 

    Lajmi Paraprak

    Disa mendime për një zhabë të zakonshme

    Lajmi i rradhës

    Jetojnë deri në 100 vjet, janë njerëzit më të shëndetshëm në botë dhe nuk kanë sëmundje të zemrës (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë