Do të jenë të bllokuara disa rrugë të Shkupit deri në ora 14:00

    Komunikacion në Shkup/Fotografi ilustruese

    Në disa rrugë të Shkupit do të ketë kufizime për qarkullimin e veturave për shkak organizimit të aktiviteteve në lidhje me manifestimin “Velo Fiesta”.

    “Informojmë qytetarët se në rajonin e Shkupit më datën 19.09.2021 (e diel), në periudhën kohore nga ora 09:00 deri më ora 14:00, për shkak të mbajtjes së manifestimit “Velo Fiesta” në organizim të Qytetit të Shkupit, në një pjesë të rr. ”Dimitrie Çupovski”, në pjesën nga udhëkryqi me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11-të Tetori” në Shkup, do të jetë i kufizuar”, sqarojnë nga Policia, edhe pse dje ishte paralajmëruar që kufizimet o të vlejnë prej orës 18 deri në ora 23.

    Policia sqaroi që trafiku do të zhvendoset në rrugët e afërta, ndërkohë kërkojnë nga qytetarët të respektojnë ndryshimet dhe punonjësit e policisë në komunikacion

    Lajmi Paraprak

    Shilegov: E para nga tre anijet në lumin Vardar shkon në histori

    Lajmi i rradhës

    Galloway: RMV duhet të vazhdojë me reformat, jo për BE-në, por për një jetë më të mirë të qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë