Shilegov: E para nga tre anijet në lumin Vardar shkon në histori

    Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka bërë të ditur në Fejsbuk se ka filluar rrënimi i njërit prej tre anijeve në lumin Vardar.

    “E para nga tre anijet në shtratin e lumit Vardar ka filluar të shkojë në histori. Për Shkupin një përrallë tjetër!”, ka shkruar ai.

    Pas publikimit të Shilegovit, VMRO-DPMNE përmes një kumtese ka reaguar duke thënë se prishja e anijeve është marketing parazgjedhor i kryetarit të komunës.

    “Prishja e anijes është marketing i pastër parazgjedhor i Petre Shilegovit. Katër vite është kryetar i komunës dhe për dy punë që do të mbahet mend është prishja e anijes dhe mbjellja e një druri të varfër”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Bujqit kundërshtojnë rritjen e çmimit të bukës

    Lajmi i rradhës

    Do të jenë të bllokuara disa rrugë të Shkupit deri në ora 14:00

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë