Komuna e Tetovës do t’i largojë garazhet dhe kioskat ilegale në qytet

    *Përditësim

    Ndryshe, Inspektorati komunal i komunës së Tetovës, ditë më parë ka realizuar aksion për lirimin e hapësirës publike para çerdhes “Potok” në Tetovë, ku për një kohë shumë të gjatë kishte penguar lëvizjen e lirë të fëmijëve dhe qytetarëve.

    “Inspektorati komunal në të njëjtën kohë u bën thirrje qytetarëve që të mos uzurpojnë hapësirat publike sepse pengojnë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të ndryshme siç ishte rasti tek çerdhja “Potok”.” – thonë nga Komuna.

    Komuna e Tetovës nëpërmjet inspektoratit komunal do të largojë të gjithë garazhet dhe kioskat të vendosura në vende publike. Sipas udhëheqësit të inspektoratit komunal për ndërtimtari Abdylgani Aliji qëllimi është që të lirohen hapësirat publike. Ai tha se qytetarët kanë afat 7 ditë që ato t’i largojnë vet, përcjell Nistori.

    “Inspektorati ndërtimor ka filluar me njoftimin e qytetarëve që kanë të vendosura garazhe apo kioska pa leje në afat prej shtatë ditësh të fillojnë t’i mënjanojnë , në të kundërtën inspektorati komunal do të fillojë me largimin e tyre, që nuk posedojnë asnjë lloj dokumentacioni, ndërsa qytetarët që i kanë vendosur pa leje harxhimet do i mbartin vetë”, tha Abdylgani Aliji, inspektorati komunal.

    Në shumicën e rasteve edhe pse qytetarët kanë garazhe, përsëri veturat i parkojnë jashtë ndërsa të njëjta i shfrytëzojnë si vend për mbajtjen e mjeteve të punës. Në bazë të të dhënave jo zyrtare, me heqjen e këtyre garazheve do të lirohen diku mbi 3200 vendparkime. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sa orë në ditë është e shëndetshme të punosh?

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia ka mungesë të prokurorëve, por jo në kryeqytet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë