Maqedonia ka mungesë të prokurorëve, por jo në kryeqytet

    Të gjitha prokuroritë themelore në Maqedoninë e Veriut janë në “hall” për prokurorë, por përkundër kësaj, shumica e kandidatëve të sapo diplomuar për prokurorë publikë janë të interesuar që të punojnë në Shkup. Për këtë arsye, nga Këshilli i Prokurorëve kanë vendosur që shpallja e re për prokurorë të jetë e hapur vetëm për qytetet me numrin më të vogël të prokurorëve, dhe jo në Shkup.  Nga 31 vende të lira për prokurorë publik do të mund të aplikojnë 28 kandidatë, të cilët sapo kanë kaluar Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, edhe atë në këto prokurori:

    Shpallja për Prokurorë

    • Tetovë – 6 prokurorë
    • Manastir – 2 prokurorë
    • Gjevgjeli – 2 prokurorë
    • Dibër – 1 prokuror
    • Kërçovë – 3 prokurorë
    • Koçan – 1 prokuror
    • Ohër – 2 prokurorë
    • Resnjë – 1 prokuror
    • Strugë – 1 prokuror
    • Veles – 1 prokuror
    • Gostivar – 3 prokurorë
    • Dellçevë – 1 prokuror
    • Kriva Pallankë – 1 prokuror
    • Kumanovë – 2 prokurorë
    • Prilep -2 prokurorë
    • Sveti Nikollë – 1 prokuror
    • Strumicë – 1 prokuror

    Në qoftë se këta kandidatë nuk paraqiten në thirrje për shkak se synojnë Prokurorinë e Shkupit, ju ngelet vetëm edhe 1 shans kandidimi, ndërsa më pas e humbin këtë të drejtë. Në mesin e 28 kandidatëve që do të aplikojnë ka fëmijë dhe familjarë të zyrtarëve të BDI-së. Emrat që shkaktuan reagime në opinion janë Barlet Xhaferi, djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Albulena Abazi, bashkëshortja e shefit të prokurorisë për krim të organizuar, Islam Abazi, nipi i i ish anëtarit të KShZ-së nga BDI-ja, Subhi Jakupi, Ilir Jakupi dhe tjerë. Edhe pse perceptimi i qytetarëve për ndërhyrje partiake në gjyqësor dita e ditës po rritet. Drejtorja e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve rekomandoi që përkundër lidhjeve familjare me persona në pushtet, kandidatët të mos paragjykohen si dhe të mos iu prishet gëzimi i përfundimit të studimeve.

    “Unë po të isha në vendin e tij, por besoj që kjo është logjika edhe e vetë kandidatit, do të tentoja maksimalisht që kur të marr detyrën, të dëshmoj se realisht punoj profesionalisht. Për këtë arsye, mendoj që të gjithë këtyre të rinjve të cilët janë të lumtur që kanë përfunduar, dhe janë të lumtur që tashmë do ta marrin detyrën, t’u japim shans, të shohim në qoftë se ata profesionalisht do të punojnë”, tha Natasha Gaber Damjanovska.

    Sondazhet e fundit vënë në dukje se Gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut plotësisht i besojnë vetëm 4 për qind e popullatës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës do t’i largojë garazhet dhe kioskat ilegale në qytet

    Lajmi i rradhës

    Rritja e çmimeve ndryshon shprehitë e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë