Do të organizohet mbledhje e nënshkrimeve për referendum për shkarkimin e Arsovskës

    Partia Liberal Demokrate e Monika Zajkovës do të organizojë mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e referendumit në Qytetin e Shkupit, me qëllim të shkarkimit të Danella Arsovskës nga posti i kryetares.

    Qëllimi është që referendumi të mbahet në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj. Për organizimin e tij, PLD-ja duhet të mbledhë 46 mijë nënshkrime, që është 10% e votuesve të Shkupit.

    “Përveç që duam shpalljen e referendumit për ndryshimin e kryetares së Qytetit të Shkupi, duam të iniciojmë edhe ndryshim të Ligjit për vetëqeverisje lokale i cili në vitin 1996 ka ofruar mundësi për tërheqjen e kryetarit të komunës nga posti.

    Por me ndryshimet që janë bërë në vitin 2002 kjo dispozitë është hequr dhe kryetari mund të ndryshohet vetëm nëse kapet gjatë kryerjes së veprës penale ose nëse ndërron jetë”, sqarojnë nga partia e Monika Zajkovës.

    Lajmi Paraprak

    Shpresa

    Lajmi i rradhës

    Mbi 15 persona të vrarë si pasojë e sulmit në një universitet në Pragë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë