Do të protestohet sërish për skandalin në Onkologji

    Nisma mbipartiake përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë ditës së hënë sërish do të mbajnë protestë kundër skandilit në Klinikën e Onkologjisë.

    Ata theksojnë se protesta do të mbahet të hënën në ora 18:00 dhe do të fillojë para Qeverisë për të përfunduar para ndërtesës së PTHP-së, ku siç thuhet në njoftim, do të kërkohet “zgjidhje gjyqësore për të gjithë të përfshirët në skandal”.

    Ata kërkojnë nga PTHP të japin infromacione për rrjedhën e hetimit, hetim për përfshirjen e ish-ministrit Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev, zgjerim të hetimit të punës së Onkologjisë së Fëmijëve, revizion të punës në këtë klinikë, aktgjykime për të përfshirët në krimin në Onkologji si dhe përfshirje të pacientëve të cilët do të kenë qasje në vetë hetimin.

    “Njëherit apelojmë deri te të gjithë pacientët onkologjikë që të na kontaktojnë për përvojat e tyre, që të kontribuojmë në zbulimin e tërësishëm dhe të përgjegjësisë së të gjithë të përfshirëve në punën skandaloze të Klinikës së Onkologjisë”, thuhet më tej në njoftim.

    Lajmi Paraprak

    RMV, eksporti shënon rritje, ndërsa importi ulje në gjysmën e parë të vitit 2023 krahasuar me vitin 2022

    Lajmi i rradhës

    Pesë ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë