Doganat e RMV parandalojnë kontrabandimin me aparatet për lojërat e fatit

    Nëntë makina të lojërave të fatit, si dhe 405 pjesë për mirëmbajtje, janë sekuestruar pasi një importues ka tentuar t’i kontrabandojë në mesin e mallrave të deklaruara për import në njësinë e doganës në Gjevgjeli.

    Drejtoria e Doganave njoftoi se pajisjet së bashku me pjesët e mirëmbajtjes janë zbuluar gjatë një kontrolli të detajuar i cili është kryer nga Ekipi Mobil i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve.

    “Ndaj firmës importuese të pajisjeve për kazino dhe automate janë ngritur kallëzime përkatëse për shkelje të rregullave doganore”, thanë nga Drejtoria e Doganave.

    Nga atje shtuan se do vazhdojnë me aktivitetet për parandalimin e kontrabandës dhe ekonomisë gri.

    Lajmi Paraprak

    Sportelet e MPB-së “vërshohen” nga mërgimtarët, paguajnë trefish për pasaportat

    Lajmi i rradhës

    Gerapetritis: marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet as nga Greqia, as nga RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë