Sportelet e MPB-së “vërshohen” nga mërgimtarët, paguajnë trefish për pasaportat

    SPB Tetovë / Fotografia: Nistori

    Pikat e fotografimit për dokumentet personale tashmë janë vërshuar nga mërgimtarët të cilët udhëtuan drejt vendlindjes për tu pajisur me pasaporta të rinj, me emrin Maqedonia e Veriut. Për të kryer punë më shpejtë mërgimtarët pa termin po aplikojnë me procedurë të përshpejtuar me qëllim mos të rrezikojnë vendet e punës dhe humbjen e të drejtës për leje qëndrimi në shtetet perëndimore. Mërgimtarët shprehen të revoltuar për shpenzimet e dyfishta.

    “E bëmë me procedurë të shpejtë, erdhëm pa termin, shkuam te kryeshefja, na dha terminin u fotografuam dhe aq, shpresoj se do të jetë gati. Për sa kohë? Na thanë prej dy deri në katër ditë, a do të bëhet vetëm Zoti e di. Unë mendoj se aspak nuk duhet të ndërrohen, këto janë vetëm shpenzime shtesë. Pasaporta ime vlen deri në vitin 2030. Deri të premten kemi pushim, nga e hëna jemi në punë, nëse nuk mbarojmë punë do të duhet sërish ti blejmë bileta, këto janë shpenzime të dyfishta, çdo I dyti është kështu”, tha një qytetare.

    “Më duhet me procedurë të shpejtë, duhet të udhëtoj. Nuk ka rrëmujë, me termine është”, shtoi një qytetare.

    “Kam ardh për pasaportën me procedurë të shpejtë se në Gjermani nuk mund ti mar dokumentet pa qenë pasaporta e re. Thanë se për tre katër ditë përafërsisht do të bëhet. A mund ta rrezikosh vendin e punës nëse nuk shkon me kohë? Po, për këtë edhe po frikohem se nuk jam i sigurt”, shtoi një qytetar.

    “Vetëm u fotografuam? Me procedurë të shpejtë ose të rregullt? Me të shpejt sepse jeton në Gjermani”, tha një qytetar.

    Përveç mërgimtarëve, qytetarët e tjerë aplikonin për letërnjoftim dhe patent shofer sipas terminëve të caktuara paraprakisht.

    “Për çfarë u fotografuat? Për letërnjoftim. A kishte rrëmujë, a pritët. Jo, nuk pritëm shumë, e kishim të caktuar, shkoi shpejt. Për 10 minuta, shpejt kaloi, gjithçka me radhë”, u shpreh një qytetare.

    Deri tani me pasaporta me emrin e ri të shtetit janë pajisur rreth 1 milion e 300 mijë qytetarë, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 650 mijë pasaporta me emrin e vjetër. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon gjykimi për lehonën nga Dibra

    Lajmi i rradhës

    Doganat e RMV parandalojnë kontrabandimin me aparatet për lojërat e fatit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë