Doganierët që nuk e regjistruan daljen e autobusit të aksidentuar në Bullgari pushohen nga puna dhe do të dënohen

    Foto: AIM

    Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kanë suspenduar dy doganierë, pasi të njëjtit nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të aksidentuar në Bullgari.

    Nga ky institucion thonë se doganierët kanë shkelur nenin 49 të Ligjit për Transportin Rrugor.

    “Nga konstatimet fillestare nga kontrolli i brendshëm rezulton se me datë 18.11.2021, doganierët nuk kanë evidentuar në mënyrë elektronike daljen e automjetit me targa SK0284BA të transportuesit “BESA Trans” nga Shkupi, është bërë vetëm verifikimi i listës së regjistruar për transport të udhëtarëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.

    Autoritete doganore njoftojnë se përveç suspendimit të dy doganierëve, do pësojnë masa sanksionuese edhe për udhëheqësin e tyre.

    “Për parregullsitë e konstatuara në aksionin e deritanishëm, për dy doganierë të cilët kanë qenë në detyrë në momentin e daljes së mjetit nga vendi do të merren masa e suspendimit nga vendi i punës, ndërsa për drejtuesin e tyre do të vijojë masa e sanksionit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Identifikimi i kufomave do të zgjasë shtatë ditë

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Duhet të sqarohen disa dilema të cilat u imponuan në opinion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë