Doktor Fadil Cana: Llogari nga të gjithë defiluesit e pushtetit në tragjedinë në Tetovë

    Infektologu nga Klinika Infektive në Shkup, Fadil Cana ka reaguar pas zjarrit që shkrumboi Kovid-Qendrën në Tetovë.

    Cana thotë se për këtë tragjedi duhet të ketë përgjegjësi nga pushteti.

    “Tragjedi dhe katastrofë për të cilën duhet kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga të gjithë defiluesit e sontëm”, ka shkruar Cana.

    Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipça ka konfirmuar dhjetë viktima, duke thënë se ky numër mund të rritet.

    Organet hetuese janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave për këtë tragjedi.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Arifi: Komuna në ndihmë të familjarëve të viktimave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë