Gjithçka që duhet të dihet për tokën e ‘uzurpuar’ të spitalit të Tetovës (Video)

    Pas reagimit të djeshëm të drejtorit të spitalit të Tetovës Ilir Demiri r privatizimin e një pjese të tokës së spitalit, sot para medias ka folur edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi. Durmishi tha se komuna do ta shfuqizojë atë plan në të cilin një pjesë e tokës së spitalit është e privatizuar dhe do të sjellin plan të ri urbanistik. shkruan Nistori.

    BESAR DURMISHI
    Do të shfuqizohet PDU e vjetër

    “Do të fillojmë procedurën e shfuqizimit të planit të vjetër, pasi ai shihet qartë se ka tendenca tjera. Plani i ri do të hartohet konform interesave të qytetarëve, e jo në dobi të mafias urbane. Atë që e kemi thënë vazhdimisht, dje e konfirmoi edhe drejtori i spitalit (Tetovës), tregoi që kjo udhëheqësi e komunës ka shuar ambiciet, domethënë tendencat e atyre që duan të bëjnë bashkëngjitjen të pronës, gjë që është refuzuar nga ana jonë”, tha Durmishi.

    BESAR DURMISHI
    Aty ka një markicë (hapësirë) del që është 97m2 del që të jetë e një pronari që i është dhënë para 10 viteve, domethënë i është dhënë nga udhëheqësia paraprake dhe ka bërë kërkesë që të bashkangjitë një pjesë tjetër, ku është refuzuar nga ana e komunës dhe tash do të shfuqizojmë PDU-në e vjetër dhe do të sjellim një plan të ri, në interes të qytetarëve dhe në interes të spitalit. Të gjithë ato tendenca do të menjanohen.

    Në lidhje me këtë reagoi dje edhe ish-kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. Ai tha se për këtë privatizim nuk është përgjegjës dhe nuk e kishte të qartë pse është i apostrofuar në këtë rast.

    SADI BEXHETI
    Do të vijë koha kur do të duhet të japim përgjegjësi për fjalët tona

    “Këto janë gjëra procedurale dhe ligjore, nuk ka nevojë për populizëm në këtë kohë, propagandë pa nevojë për arsye se këtë punë. Nëse unë jam fajtor dhe Alajdini, nuk ka problem, do të vijë koha dhe do e shohim, do t’i shohim procedurat ligjore dhe ligjin në fuqi që është dhe që ka qenë edhe a kam faj unë diçka, a kam ndërmarrë diçka në këtë tokë që bëhet fjalë për shtëpi 200 metra katrorë. Në kohën time nuk kam pasur asgjë, nuk kam pasur të drejtë as të shes, as të blej tokë, as të bëj privatizim. Drejtori nuk i ka të qarta procedurat ligjore, nuk e din se çka është privatizimi dhe çka prona private, plani detal urbanistik dhe leja e ndërtimit”, tha Bexheti.

    Sipas Bexhetit, toka është blerë si pronë private, nga dikush tjetër. Nuk e njeh se kush është pronari i parë dhe se prej kujt e ka blerë Alajdini, ish-shef kabineti i Sadi Bexhetit kur ka qenë kryetar komune. Bexheti tha se me shefin e kabinetit të tij në kohën kur ka qenë në krye të komunës, nuk janë marrë me gjëra të tilla.

    DENONCIMET E PALËVE DERI TE SPB TETOVË

    Nga SPB Tetovë thonë se Spitali klinik i Tetovës ka leje ndërtimi dhe ka kërkuar që personi i akuzuar A.H. (49) paralajmërohet që të mos pengojë punëtorët dhe për çdo mosmarrëveshje të adresohet përmes institucioneve kompetente.

    ”Më datë 06.01.2024 në ora 12:15 PM në SPB-Tetovë, punonjësi përgjegjës në shërbimin teknik në Spitalin klinik-Tetovë N.S. (53) nga Sellca e Tetovës ka raportuar ankesë kundër A.H.(49) nga Reçica e Vogël e Tetovës, pasi të njëjtën ditë në ora 11:00 në Spitalin klinik-Tetovë kanë angazhuar punëtorë me eskavator në lidhje me ndërtimin e një muri, ku ësht shfaq i akuzuari A.H. dhe i ka penguar me punën e tyre, sepse u kishte thënë se ky vend ishte i tij dhe se kishte dokumentet e duhura për të. Sipas raportit, Spitali klinik i Tetovës ka leje ndërtimi dhe ka kërkuar që personi të paralajmërohet që të mos pengojë punëtorët dhe për çdo mosmarrëveshje të adresohet përmes institucioneve kompetente”, thonë nga SPB Tetovë.

    Denoncimi i A.H. (49) nga Reçica e Vogël e Tetovës deri te SPB Tetovë me arsyetimin se po ia uzurpojnë pronën e patundshme.

    ”Me datë 09.01.2024 në ora 15:30 A.H. (49) nga Reçica E Vogël e Tetovës ka raportuar në SPB-Tetovë uzurpim të patundshmërisë nga Spitali klinik Tetovë, i cili me datë 05.01.2024 ka kryer punë ndërtimore në tri parcela kadastrale në rrugën 29-nëntori në Tetovë pronar i së cilës ishte ai, ndërsa një nga parcelat kadastrale në të cilën kryheshin punimet ndërtimore ishte në pronësi të RMV-së. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

    ILIR DEMIRI
    Mafia urbane ka tendenca privatizimi te tokës deri te lumi

    Drejtori i spitalit të Tetovës Ilir Demiri ditë më parë tha se mafia urbane, bashkë me ndihmën e kryetarit paraprak të komunës së Tetovës, duke aluduar në Sadi Bexhetin, përveç privatizimit prej 97 metra katrorë tokë në vendin ku ndodhet edhe një pjesë e rezervuarit të naftës së spitalit, ka tendenca që të privatizohet toka deri te lumi. Me këtë rast, sipas Demirit, spitalit do t’i pengohet dalja në bulevardin ”Bllagoja Toska” dhe ai po mundohet ta shpëtojë atë pjesë që mos t’i merret spitalit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ligji për masat restriktive për personat në listën e zezë, akoma enigmë

    Lajmi i rradhës

    DOKUMENTET PERSONALE / Kovaçevski mburret me obligimet ligjore të qytetarëve

    Lajme tjera

    (Pa)siguria në RMV!

    Gjendja e një trupi të pajetë, vrasje, dhuna, aksidente e viktima janë lajmet të cilat kanë mbushur kronikën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë