Dokumentet personale pa “e veriut”/ Nuk do të vlejnë pas 12 shkurtit 2024

    Ministria e Punëve të Brendshme ka përcaktuar afatin e fundit deri në të cilën mund të përdoren dokumentet personale që mbajnë emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”.

    Pas datës 12 shkurt 2024, dokumentet personale pa prapashtesën “e Veriut” nuk do të vlejnë më.

    Qytetarët do të duhet të ndërrojnë pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët brenda gjashtë muajve.

    Nga data 13 shkurt 2024 nuk mund të kaloni kufirin me pasaportë me emrin e vjetër në të, po ashtu policia mund t’ju shkruajë gjobë nëse patentë shoferi nuk ka emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

    Dhe brenda vendit, nëse ju ndalon një polic, mund të merrni gjobë. Institucionet gjithashtu nuk do të pranojnë dokumente të vjetra.

    Lajmi Paraprak

    Shkupi mbushet përplot me turistë të huaj

    Lajmi i rradhës

    Pesë fakte rreth Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ‘shtëpia e shkencëtarëve’ që operon në orbitë nga viti 1998

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë