Shkupi mbushet përplot me turistë të huaj

    Rrugët e qytetit të Shkupit të mbushur përplot me turistë të huaj.

    Moti i nxehtë ka sjellë një numër të madh të turisteve nga e gjithë bota në rrugët e kryeqytetit. Ata shprehen mjaft të kënaqur nga mirëpritja e banoreve dhe janë të impresionuar me bukurit e vendit.

    “Më pëlqen me të vërtetë Shkupi, sepse ka shumë skulptura këtu dhe jam e mahnitur nga ato. Nuk prisja asgjë dhe me të vërtetë jam e dashuruar me vendin”.

    “Ukraina… Më duket shumë, shumë mirë.”

    “Jam nga Hungaria…Po më pëlqen shumë… Njerëzit janë shumë të mirë, të gjithë që i kam njohur.”

    “Jam nga India…Është mjaft bukur. Ne do të shkojmë t’i shohim të gjitha muzetë këtu dhe pas asaj do të shkojmë në Ohër.”

    “Shumë bukur, është e thjeshtë të vish këtu, të gjithë flasin anglisht, është më e lehtë të udhëtosh këtu….Kjo është hera jonë e parë. Ne planifikojmë të shkojmë në Ohër.”

    “Është qytet shumë i bukur.”

    Turistët udhëtojnë vetë, ose të shoqëruar në mënyrë të organizuar nga një ciceron që është përgjegjës për orientimin e tyre. Ekipi i Alsat takoi njërin prej tyre i cili tha se turistë ka nga të gjitha vendet por se fluksi i tyre është më i ulët se para pandemisë. Vizitorët më shumë ankohen për mungesën e pastërtisë.

    “Historikisht viti më i mirë turistik ishte 2019 kur u bëmë anëtare të NATO-s. Viti i kaluar nuk ishte as sa gjysma e vitit 2019. Këtë vit shpresojmë të kemi 70-80 % të turistëve që i kishim para pandemisë. Si numër më shumë vijnë nga Turqia, Polonia, vendet skandinave, Gjermania, Britania… Vijnë edhe amerikanë megjithatë jo si para kovidit… Na lavdërojnë për ushqimin, mikpritjen e njerëzve vendas, natyrën. Na shajnë për mungesën e pastërtisë dhe mos organizimin e hapësirave. Ku ecin vetëm pengohen. Apeloj te institucionet lokale dhe qendrore që të kujdesen për trotuaret sepse kjo nuk është ne rregull”, u shpreh një Ciceron.

    Shumë nga turistët që anketuam u shprehën që do vizitonin Ohrin si një nga pikat turistike më të frekuentuara gjatë muajve të verës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Këto pije duhet t’i shmangni kur vapa është në kulmin e saj

    Lajmi i rradhës

    Dokumentet personale pa “e veriut”/ Nuk do të vlejnë pas 12 shkurtit 2024

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë