Dorëhiqet deputeti Miroslav Bogdanovski

    Në seancën e sotme të Kuvendit pritet të konstatohet edhe dorëheqja e deputetit të partisë “DOM” Miroslav Bogdanovski. Alsat mëson se Bogdanovski tërhiqet për shkak se nuk i mbështet politikat e pushtetit dhe vlerëson se udhëheqja e partisë nga deputetja Morçanin si kryetare është jodemokratike.

    Dorëheqja pritet të konstatohet në seancën e sotme dhe më pas KSHZ-ja të përcaktoj deputetin e radhës që do të zëvendësoj Bogdanovskin. Alsat mëson se pas Bogdanovskit në listë është Aneta Simeska nga LSDM e cila kohë më pare u emërua për drejtor në Inspektoratin Shtetëror, andaj nuk përjashtohet mundësia që Bogdanovski të zëvendësohet nga Daniela Nikolova, që vjen nga radhët e LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet në Shkup krimineli nga Bullgaria, një ndër më të kërkuarit në Evropë

    Lajmi i rradhës

    Mbi 100 banorë të Komunës së Bërvenicës janë helmuar nga uji i pijshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë