Mbi 100 banorë të Komunës së Bërvenicës janë helmuar nga uji i pijshëm

    Mbi 100 persona kryesisht fëmijë dhe të moshuar nga Bërvenica kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e helmimit që kanë pësuar nga sistemi i ujësjellësit, pompa e të cilit, të shtunën pësoi defekt. Vetëm në 24 orët e fundit ndihmë kanë kërkuar gjashtëdhjetë banorë. Simptomat nga të cilët ankohen banorët janë diarreja, të vjella dhe dhimbje në stomak.

    E gjithë familja ishim me simptoma. Nuk e pimë ujin tash, të ambalazhuar pimë. Patëm të vjella, vështirësi diare kishim – tha Igor Matovski.

    Deri sa nuk kthehen rezultatet nuk pimë uji, pimë të ambalazhuar -deklaroi Dobrilla Matovska.

    Mjekja Liljana Smilevska thotë se bëhet fjalë për ndonjë virus zorrësh.

    Kemi pasur rreth gjashtëdhjetë pacientë dhe që të gjithë erdhën përnjëherësh dhe me të njëjtat simptoma, gastro intestinale. Të vjella, vështirësi, diarre, kokëdhimbje, dhe disa edhe me temperaturë të rritur trupore që ishte tek fëmijët. 37 deri në 38 dhe me të vjella aq të shpeshta deri në dehidratim. Simptomat që i tregonin më tepër dukeshin si virus i stomakut apo ruta virus – u shpreh Liljana Smilevska, Mjeke e fshatit.

    Kreu i komunës së Bërvenicës pranon se ka pasur defekt pompa e ujësjellësit, pas çka është kërkuar nga Enti për shëndetësi publike që të merren mostrat.

    Është e vërtetë se pati një defekt që ndodhi të shtunën pasdite dhe të dielën ky defekt u eliminua. Në pyetje ishte një pompë që nxjerrim ujin nga toka dhe gjatë periudhës që ndodhi ky defekt ka mundësi që uji të ketë ngel nëpër gypa dhe ata persona që e kanë përdor këtë ujë mund që të ketë ndodh të jetë një nga shkaqet – u shpreh Enver Pajaziti, Kryetar i komunës së Bërvenicës.

    Uji në komunën e Bërvenicës edhe më tej nuk është i pijshëm, deri në përfundimin e analizave nga Enti për shëndet publik, që më pastaj të shihet edhe shkaku kryesor i këtij helmimi të banorëve./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dorëhiqet deputeti Miroslav Bogdanovski

    Lajmi i rradhës

    Pasaportat e skaduara nuk garantojnë udhëtimet | MPJ: Ende nuk kemi marr konfirmim nga shtetet tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë