Dorëhiqet nga politika Gramoz Ruçi, Rama: Më këputi krahët, ka qenë si hije për mua duke më këshilluar

    Largimi nga politika e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, për kryeministrin Edi Rama është një humbje e madhe.

    Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri u shpreh se Gramoz Ruçi ka qenë gjithmonë pranë tij si një hije duke e këshilluar për hapat dhe vendimmarrjet politike.

    Sipas Ramës, Ruçi është një eksponent që nuk mund të zëvendësohet lehtësisht, por duhet që ta respektojë vendimin e tij.

    “Ndjesë kujtdo që ma ka dhënë këtë besim të madh. Mirënjohje të gjithëve që pavarësisht se nuk janë ndjerë dhe nuk janë larguar, por ka vazhduar të më mbështesë për fitoren e saj që gjithmonë kemi bërë çmos për t’i kthyer në fitore për Shqipërinë. Ndjehem më mirënjohës përpara kësaj familje, më i motivuar për sfidat me Shqipërinë.

    Kam mbledhur me vështirësi, fjalët që gjithësesi janë të pamjaftueshme, një falenderim për shokun tim të vjetër, që më është bërë mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes time të vogël në gëzime dhe hidhërime, çdo ditë ka qenë një hije përkrah meje, Gramoz Ruçin.

    Gramozi më tregoi vendimin e tij për tërheqjen nga mandate, pata ndjesinë e këputjes së krahëve. Duke njohur atë, nga ai çast, akoma sot nuk e gjej se si do mbushet boshllëku i largimit të tij.  

    E di që ai do mbetet deri në ditën time të fundit në detyrë, këshilltari im. Meraku i madh është boshllëku i eksperiencës që do lërë në këtë parti. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, por Gramozi nuk është lehtësisht i zëvendësueshëm.

    Kjo do jetë një sfidë më vete për ne por duhet ta pranojmë me respekt vendimin e tij. Të ngjitesh lart është sfidë më vete, por të dish se kur të dorëhiqesh është një tjetër sfidë e vështirë. Shpresojmë ta di dhe unë momentin kur të tërhiqem.

    Bëj plot 16 vjet që nuk ka asnjë moment të vështirë që nuk e kam konsultuar me ty. Kudo kam hasur vështirësi dhe mbi të gjitha jam mirënjohës për çdo gabim që nuk me ke lejuar të bëj. Nuk më ke lënë të nxitohem gabimisht” – tha Rama.

    Lajmi Paraprak

    Xhevdet Bajraj publikon librin ‘Me zemër në qese najloni’, për zemrën që ia nxorën, e pa të cilën s’jetohet

    Lajmi i rradhës

    Organet më të rënda në trupin tonë: Vetëm një organ peshon gati pesë kilogramë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë