Organet më të rënda në trupin tonë: Vetëm një organ peshon gati pesë kilogramë!

    Sa është pjesëmarrja e organeve të ndryshme në trupin tonë në peshën totale?

    1. Lëkura

    Pesha – 4,535 gram.

    Roli – Mbron trupin nga depërtimi i substancave të dëmshme dhe i lagështisë. Prodhon vitaminën D. Mban temperaturën e trupit. Ka mbaresa nervore që dërgojnë informacione rreth stimujve, transmeton Telegrafi.

    2. Mëlçia

    Pesha – 1,560 gram.

    Roli – Zbërthen substancat toksike. Prodhon hormone, proteina dhe kimikate që marrin pjesë në tretje. Mirëmban rezervat e glikogjenit.

    3. Truri

    Pesha – 1,500 gram.

    Roli – Është përgjegjës për menaxhimin e trupit, vetëdijes dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj stimujve nga mjedisi i jashtëm.

    4. Mushkëritë

    Pesha – 1,300 gram.

    Roli– Grumbullojnë oksigjen, i cili më vonë bartet në të gjitha pjesët e trupit. Liron dyoksid karbonin që prodhohet në trup.

    5. Zemra

    Pesha– 300 gram.

    Roli – Pompon gjakun me oksigjen nga mushkëritë dhe e shtyn atë në të gjitha pjesët e trupit. Pompon gjak pa oksigjen dhe e fut në mushkëri.

    6. Veshkat

    Pesha – 260 gram (çift).

    Roli – Largon materialet e mbetura. Rregullon mbajtjen e ujit dhe natriumit në trup. Pastron gjakun. Prodhon urinë dhe hormone.

    7. Shpretka

    Pesha – 175 gram.

    Roli – Pastron gjakun. Mban rezervat e gjakut. Riciklon hekurin. Krijon antitrupa, largon bakteret.

    8. Pankreasi

    Pesha – 70 gram.

    Roli – Prodhon insulinë dhe glikogjen. Sekreton enzimat që ndihmojnë në thithjen e lëndëve ushqyese në zorrën e hollë.

    9. Gjëndra tiroide

    Pesha – 20 gram.

    Roli – Rregullon shpenzimin e energjisë në trup dhe ndjeshmërinë e hormoneve. Krijon albumina.

    10. Prostata

    Pesha – 11 gram.

    Roli – Sekreton lëngun që përbën 50 deri 75 për qind të vëllimit të spermës.

    Lajmi Paraprak

    Dorëhiqet nga politika Gramoz Ruçi, Rama: Më këputi krahët, ka qenë si hije për mua duke më këshilluar

    Lajmi i rradhës

    Dokumentet personale, vonesa deri të martën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë