“Drejtësi për familjen Emshi” shfaqet banderolë në stadium në ndeshjen Maqedoni – Itali (Foto/Video)

    https://www.youtube.com/shorts/v-eo-6aClNs

    Gjatë ndeshjes së sontme në të cilën përballen Maqedonia e Veriut dhe Italia në stadiumin e Palermos, tifo grupi italian ka shfaqur një banderolë “Drejtësi për familjen Emshi”. Banderola vjen si revoltë ndaj shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak se familja Emshi humbi dy familjarët e saj në tragjedinë e 8 shtatorit të vitit 2021, përkatësisht zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë, shkruan Nistori.

    “JUSTICE FOR THE EMSHI FAMILY – TETOVO HOSPITAL” – “DREJTËSI PËR FAMILJEN EMSHI – SPITALI NË TETOVË”

    Mbetet pezull pas shtatë muajsh se çfarë e shkaktoi zjarrin në të vërtetë dhe se familjarë kërkojnë përgjegjësi për 14 personat të cilët vdiqën në këtë tragjedi. Ekspertiza gjermane mbërriti që në janar, megjithatë akti i radhës është ai i referimit para kryeprokurorit Lubomir Jovevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: RMV ka përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve me BE-në

    Lajmi i rradhës

    Problemet me tiroiden, shkak dy toksina që i hasni shpesh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë