Drejtori i Inspektoratit shtetëror: Kompanitë për transport manipulojnë me licencat, e kemi të pamundur të kontrollojmë të gjithë autobusët

    Drejtori i Inspektoratit Shtetëror, Rufat Yseini, tha për emisionin “Magazina ekonomike”, se mund të ketë probleme me licencat e autobusëve. Sipas tij, edhe pse ata shpesh bëjnë kontrolle nëpër kompani, por përsëri kompanitë manipulojnë me licencat edhe ata e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë autobusët.

    Yseini, shtoi se ata si inspektorat e kanë shumë të vështirë të kontrollojnë të gjitha automjetet që lëvizin, për shkakun kryesor se kanë mungesë kuadri në këtë inspektorat. Ai u ankua se problemi është edhe te mosfunksionimi i inspektoratit vendor nëpër komuna nga ku nisen edhe automjet e transportit të udhëtarëve.

    Tragjedi të tilla si ajo e “Strumës”, potencon Yseini se është vështirë të eliminohen, por duhet punuar në një aspekt tjetër, duke përmirësuar automjetet dhe të investohet te shoferët e autobusëve. Sipas tij, duhet pasur më shumë kontrolle nëpër autobusët dhe shoferët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë i duhet Milanit për t’u kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Identifikimi i kufomave do të zgjasë shtatë ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë