Drin Ahmeti është arrestuar për lëndë piroteknike

    Në Shkup janë sekuestruar 749 mjete piroteknike. Nistori më herët njoftoi se personi i arrestuar është Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, njëkohësisht edhe pronar i ri i “Soravisë”.

    “Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

    Tregtia e lëndëve piroteknike është e ndaluar. Për shkak të kësaj, ndaj Drin Ahmetit pritet të ketë procedurë penale.

    Ndryshe, Drini, nipi i Ali Ahmetit, është edhe pronari kontrovers i qendrës tregtare “Soravia”. Ai nuk investoi asnjë qindarkë dhe mori një ndërtesë në qendër të Shkupit. Ai e arsyetoi blerjen për mediat, por asnjëherë nuk bëri të ditur se nga vjen kapitali, ndonëse premtoi se informacioni do të bëhet publik në shtator.

    Institucionet thanë se do të hapin rast, por nuk ka asnjë hetim, as nuk dihet se çfarë zbuloi hetimi paraprak. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet Drini, nipi i Ali Ahmetit, pronari i “Soravias” (Video)

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: Drin Ahmeti së bashku me Ali Ahmetin janë sinonim të krimit dhe korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë