Arrestohet Drini, nipi i Ali Ahmetit, pronari i “Soravias” (Video)

    Arrestohet Drini, nipi i Ali Ahmetit dhe bosi i ri i “Soravias”. Është arrestuar Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, mëson “Skopje1”. Ai ndodhet në stacionin policor “Beko”, kështu raportojnë edhe Kanal 5, Sitel, Libertas dhe media të tjera online, përcjell Nistori.

    Sipas informacioneve të para jozyrtare, Ahmeti është kapur me një sasi të madhe mjetesh piroteknike. “Shkupi1” e ka kapur veturën para stacionit policor në Qendër. Ka pasur edhe kontrolle dhe Ahmeti është kthyer në stacion. Ai drejton një makinë tip Land Rover Jeep me targa të Shqipërisë.

    Ai është ndaluar nga ekipi i policisë “Tigrat”. Ata e pyetën dhe kontrolluan makinën e tij. Ai përmbante lëndë piroteknike. Nuk dihet se si është sjellë Ahmeti me policët. Tregtia e lëndëve piroteknike është e ndaluar. Për shkak të kësaj, ndaj Drin Ahmetit pritet të ketë procedurë penale.

    “Skopje1” ka kërkuar detaje nga MPB-ja, nga ku deri më tani nuk kanë marë asnjë informacion. Pyetje i kemi dërguar edhe Drin Ahmetit nëse është arrestuar për mjete piroteknike, si dhe se sa posedon. Nga ai nuk ka asnjë përgjigje.

    Ndryshe, Drini, nipi i Ali Ahmetit, është edhe pronari kontrovers i qendrës tregtare “Soravia”. Ai nuk investoi asnjë qindarkë dhe mori një ndërtesë në qendër të Shkupit. Ai e arsyetoi blerjen për mediat, por asnjëherë nuk bëri të ditur se nga vjen kapitali, ndonëse premtoi se informacioni do të bëhet publik në shtator.

    Institucionet thanë se do të hapin rast, por nuk ka asnjë hetim, as nuk dihet se çfarë zbuloi hetimi paraprak, raporton Shkupi 1. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tetë fundjava të zgjatura për të gjithë qytetarët e RMV në vitin 2024

    Lajmi i rradhës

    Drin Ahmeti është arrestuar për lëndë piroteknike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë