Driton Kuka përgjigjet për akuzat gjoja të shpërdorimit

    Figura kryesore e xhudos në Kosovë, Dritan Kuka ka reaguar ndaj publikimit të THE FRONTLINER, pasi në audio-incizim dyshohet të ketë shpërdorur famën dhe pozitën e tij, duke i telefonuar një vajzeje dhe kështu duke ngacmuar atë me fjalë e flirt. Kuka thotë se audio-incizimi është realizuar nga një njeri që ishte i njohur për humoret e tij në telefon në emër të njerëzve të ndryshëm, shkruan Nistori.

    “Reagim publik! Ky njeri që po e postoj më poshtë ka postuar në fb të tij një audio që është realizuar nga një njeri që ishte i njohur për hajgaret e tij në telefon në emër të njerëzve të ndryshëm! E kishte ba një thirrje telefonike në emër timin tash e 15 vite më parë. Po e postoj audion në të cilën ky njeri më poshtë i është referuar që e kam ba unë me të cilën shihet për çka bahet fjalë! Për më tepër kam lajmëruar organet e drejtësisë për rastin! Mu desht të reagoj publikisht dhe kushdo që e njeh personin në foto ta informoj që do përballet me drejtësi për shpifje dhe fyerje! https://www.youtube.com/watch?v=mdytBB-Q3jI“, shkruan Kuka në profilin e tij në Facebook.

    Pas reagimit të Kukës, The Frontliner është detyruar ta largojë artikullin dhe ka shkruar se hetimi është në vazhdim mbi akuzat rreth programit të xhudos në Kosovë,

    “Në vazhdën e zhvillimeve të fundit rreth akuzave ndaj Driton Kukës, një figurë e shquar në komunitetin e Xhudos në Kosovë, situata ka marrë një kthesë të re. Pas publikimit të artikullit të mëparshëm, Kuka është përgjigjur publikisht, duke ngritur pikëpyetje për vërtetësinë dhe origjinën e audio inçizimit. Ndërsa verifikimi zhvillohet, është e rëndësishme të sigurohet një përditësim mbi zhvillimet në vazhdim dhe hapat që po ndërmerren për të adresuar akuzat”, shkruan The Frontliner.

    “Në saje të reagimit të Driton Kukës, “THE FRONTLINER” ka vendosur që të largoj nga publiku dhe të verifikoj në mënyrë aktive pretendimet. Ne duam t’ia bëjmë me dije publikut se duam ta verifikojmë vërtetësinë e regjistrimit me kujdes, duke përfshirë mundësinë e ngatërrimit ose atribuimit të rremë. Verifikimet tona konfirmojnë se audi-inçizimi i sotëm i botuar në Reddit përputhet plotësisht me atë që zt Kuka e ka postuar në reagimin e tij në YouTube“, shton ndër të tjera The Frontliner.

    Çka u tha më herët?

    Fytyra më e njohur e xhudos në Kosovë, Driton Kuka dyshohet të ketë shpërdorur famën dhe pozitën e tij, duke i telefonuar një vajzeje, përcjell Nistori. Kështu raporton “thefrontliner”, duke u bazuar në një audioincizim të publikuar në Reddit.

    Nga transkriptimi i materialit, është e qartë se xhudisti jo vetëm që ka ngacmuar vajzën, por edhe e ka kërcënuar. Sipas analizës së bërë të audioincizimit dhe të disa materialeve nga youtube, gazeta e lartpërmendur arrin në përfundim se bëhet fjalë pikërisht për Driton Kukën.

    Një veprim i këtillë i Driton Kukës do të ishte një njollosje e rëndë e namit që ka Kosova në sportin e xhudos dhe pritet që të shkaktojë reagime të shumta.

    Transkripta e fragmentuar.

    Lexo artikullin e plotë KËTU!

    Shënim i autorit:

    Me zbulimin e dëshmive u shqetësova thellësisht dhe tentova të mos e pranoja vërtetësinë e tyre. Për të dëshmuar vërtetësinë e zërit, ndërmora menjëherë veprime, duke krahasuar me përpikëri zërin e Driton Kukës nga video të ndryshme në YouTube me audioincizimin. Fatkeqësisht, pati një ngjashmëri të pamohueshme, duke mbetur i zhgënjyer dhe i shqetësuar. Është thelbësore që lexuesit të kuptojnë se nuk kam hollësi të tjera specifike në lidhje me kohën e këtij incidenti shqetësues. Megjithatë është e domosdoshme që Driton Kuka, një figurë e shquar në komunitetin e Xhudos në Kosovë, të japë dorëheqjen dhe autoritetet t’i hetojnë këto akuza. Për sa kohë që individë si Kuka mbeten në pushtet, siguria dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, veçanërisht e vajzave në program e jashtë tij, janë në rrezik.

    Lajmi Paraprak

    Kura perfekte për diabetikët

    Lajmi i rradhës

    Efektet e konsumit të ujit me limon sipas dietologëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë