Drogë e fshehur ndërmjet bananeve, policia në kërkim të pronarit të kompanisë

    Pasditen e së enjtes në portin e Durrësit policia zhvilloi një operacion antidrogë ku mes bananeve të importuara nga Ekuadori nga kompania Banaking u gjetën të fshehura pako me kokainë në peshë totale 33.5 kilogram.

    Policia kishte marrë informacion në lidhje me ngarkesën e bananeve në të cilat ishte futur drogë.

    Ngarkesa është nisur më 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port deri më 21 tetor.

    Në Portin e Durrësit ngarkesa mbërriti  më 28 tetor, e ndërsa kontrolli i saj me qen antidrogë u bë në 3 nëntor. Policia shpalli në kërkim pronarin e Banaking, Trifon Murataj ndërsa në pranga ranë 3 persona pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e kokainës.

    57 vjeçari Petrit Demishaj u arrestua për trafik të lëndëve narkotike ndërsa operatori i skanerit Alban Naziraj e imazheristi Artur Sevdaraj u arrestuan për falsifikim të kompiuterit. Kjo pasi kontenieri me drogë u skanua dhe dyshohet se të arrestuarit manipuluan pamjet për të dalë të pastra.

    Kjo nuk është hera e parë që në kontenierët e Banaking përveç bananeve gjendet edhe kokainë. Rasti më flagrant ishte në 3o dhjetor të vitit të shkuar ku vetë pronari I kompanisë Trifon Murataj kontaktoi 10 orë me vonesë  policinë e shtetit se kontejneri me banane I ishte sulmuar në Romanat nga persona të armatosur të cilët u larguan pa marrë asgjë nga ngarkesa. Nga kontrolli I kryer në magazinën e kompanisë në Vaqarr policia sekuestroi 119 kg kokainë dhe vuri në pranga administratorin e firmës Marson Murataj, nipi i Trifon Muratajt dhe  dy shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.

    Një rast I dyshuar për trafik të lëndëve narkotike u shënua në korrik të këtij viti ku nga kontejnerët e Banaking u vodhën rreth 49 arka Brenda të cilave nuk dihet çfarë ngarkese kishte. Lidhur me këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar shoferi i kompanisë Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie Altin Muhametaj. Njëherësh policia arrestoi dhe 20 punonjës të doganës në Portin e Durrësit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Muhamed Zekiri do të gjykohet më 15 dhjetor të këtij viti

    Lajmi i rradhës

    “Beogradi dëshiron një Milorad Dodik edhe në Kosovë” – A po i realizohet Kurtit parashikimi i tij i vitit 2014 sot me Rakiçin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë