Muhamed Zekiri do të gjykohet më 15 dhjetor të këtij viti

    Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zeqiri, do të ulet në bankën e të akuzuarit më 15 dhjetor, kur është caktuar seanca e parë, pas akuzës së ngritur ndaj tij për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

    Gjykimin do ta udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska. E njëjta gjykatëse aktualisht po gjykon edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski.

    Sipas aktakuzës, Zeqiri si sekretar i përgjithshëm i qeverisë ka lidhur privatisht kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha. Konkretisht ai akuzohet se ka dëmtuar mbi një milion euro buxhetin e shtetit.

    Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zeqiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit.

    Duke marrë parasysh rrethanat, ndaj të akuzuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

    Lajmi Paraprak

    Misioni i Urmës për t’i mësuar gjuhën rome komunitetit të saj në Kosovë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Drogë e fshehur ndërmjet bananeve, policia në kërkim të pronarit të kompanisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë