Dujovski: Duhet të flitet hapur për atë nëse qytetarët kanë nevojë për armë

      Zhvillimet e fundit në Serbinë fqinje, ku një i mitur qëlloi me pistoletë dhe plagosi bashkënxënësit e tij dhe një djalë 21-vjeçar me pistoletë vrau dhe plagosi disa njerëz, kanë ngritur çështjen se sa dhe si arma u është e arritshme fëmijëve. Cila është gjendja me armët që i posedojnë qytetarët në vend dhe si është rregullativa ligjore, MIA kërkoi të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mendim profesional nga profesori Nikolla Dujovski nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup, njofton AIM, përcjell Nistori.

      Duke sqaruar procedurën për furnizim dhe posedim të armës së zjarrit në shtetin tonë, që është e rregulluar në përputhje me Ligjin për armë, profesori Dujovski, përveç procedurës së përcaktuar administrative për marrjen e së drejtës për furnizim dhe posedim të armës së zjarrit, thekson se një nga gjërat që duhet të përmbushen është që të dëshmohet se qytetari ka arsye të justifikuar për furnizim dhe posedim të armës së zjarrit.

      “Kjo është një pjesë veçanërisht e rëndësishme meqë rregullon mënyrën në të cilën shteti mund të kontrollojë nëse qytetari që ka aplikuar për armë zjarri ka ose nuk ka arsye të justifikuieshme. Si arsye të justifikuara mund të konsiderohen kërcënimet ndaj sigurisë së një personi. Nëse ai ose anëtarët e familjes së tij janë nën kërcënim të caktuar në ushtrimin e punës së tyre ose në jetën private, mund të vlerësohet se personi ka të drejtë të aplikojë për posedim, gjegjësisht furnizim dhe posedim të armës së zjarrit”, sqaron Dujovski.

      Sipas tij, problem paraqet arma ilegale dhe thekson se duhet të flitet për fushata të hapura për atë nëse kemi nevojë për armë.

      “Ndodhë shumë rrallë që të kemi probleme me personat që kanë armë të ligjshme, e posedojnë në përputhje me ligjet e shtetit tonë dhe i përdorin ato në mënyrë përkatëse. Megjithatë, numri i armëve të paligjshme të mbajtura në të gjithë vendin duhet të jetë një shqetësim i veçantë për ne, dhe ndoshta tani është koha e duhur për të folur për fushata të hapura nëse ne me të vërtetë duhet të kemi armë zjarri dhe të jemi të vetëdijshëm për rreziqet e pronësisë së paligjshme të armëve kryesisht sepse Ministria e Brendshme vazhdimisht kryen veprime në të cilat konfiskohen armë të paligjshme. Për këtë arsye ligji ka parashikuar dënime rigoroze dhe ka shumë qytetarë të cilët për shkak të injorancës, por edhe për shkak të tendencës për të shkelur ligjet, posedojnë armë zjarri dhe për këtë marrin dënimet përkatëse të përcaktuar edhe në Kodin penal edhe në Ligjin për armët”, theksoi profesori për MIA-n.

      Konsideron se tani është koha e duhur për të folur seriozisht për një fushatë të hapur për kthimin e armëve të paligjshme ose për kontrollin e përforcuar të lejeve që janë lëshuar për furnizimin dhe posedimin e armëve të zjarrit me qëllim që, siç shprehet , të mbrojtmë veten, veçanërisht fëmijët tanë, për të cilët, siç kemi parë fatkeqësisht ditët e fundit në mjedisin e afërt, ata mund të rrezikohen nga individë që pamenduar, në mënyrë shumë të tmerrshme, përdorin lehtë dhe thjeshtë armë zjarri.

      “Megjithatë, fakti është se të paktën në vendin tonë nuk kemi pasur krime kaq të rënda që do të jenë edhe afër asaj që po ndodh në Republikën e Serbisë këto ditë. Mirëpo, çështjet e tilla mund të përhapen lehtësisht në shtetin tonë. Prandaj është me rëndësi që të gjithë bashkërisht edhe organet qeveritare krahas MPB-së, natyrisht, këtu janë edhe pjesëtarës e Armatës, mirëpo edhe shërbime sociale, MASH-i përmes arsimit fillor, të mesëm, madje edhe fakultetet në diskutimet e tyre, të hapin temat e nevojës për mbrojtje dhe siguri plotësuese dhe të flasim hapur për rreziqet e armëve, se me armën mund të humbim shumë më tepër sesa mund të marrim”, thekson Dujovski.

      Ai porositë se duhet të hapet diskutim serioze në shoqërinë tonë dhe të përpiqemi të parandalojmë dhe mbrojmë jetën e të gjithëve.

      “Nuk duhet të na ndodhë për shkak të neglizhencës në gjueti ose për shkak të lodrës për fëmije të vihemi në situatë të humbim jetë njeriu”, paralajmëron profesori Dujovski.

      Sipas të dhënave të MPB-së, në shtet janë regjistruar rreth 180.000 copë armë, e sipas dispozitave ligjore është parashikuar me një leje për armë të regjistrohen më së shumti 10 copë armë. Nga policia shprehen se është ende në rrjedhë procedura për riregjistrimin e armëve nga lejet e vjetra në të reja, të cilat duhet të përfundojnë deri më 4 qershor të këtij viti.

      “Pas skadimit të këtij afati, respektivisht pas zëvendësimit të bërë të lejeve të vjetra, do të kemi të dhëna për numrin e përgjithshme të armëve të regjistruara në territorin e shtetit tonë. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për armët, leje për furnizim me armë një personi fizik i lëshohet me moshë 18 vjeçe, me përjashtim të aprovimit për furnizim të armës së shkurtër të zjarrit me tub me brazdë dhe arme të gjatë zjarri me tub me brazdë për personin fizik lëshohet në bazë të një kërkese personale me shkrim të parashtruar paraprakisht nëse personi fizik ka mbushur moshën 25 vjeç, përveç nëse personi është anëtar aktiv i një shoqata të qitjes për më shumë se dy vjet, sqarojnë nga MPB-ja.

      Gjatë vitit 2021 janë lëshuar gjithsej 5719 leje për armë për persona fizikë, gjatë vitit 2022 janë lëshuar 5969 keje për armë, ndërsa gjatë vitit 2023 janë lëshuar 2125 leje për armë.

      Mirëpo, në këtë numër të lejeve, sipas policisë, nuk hyjnë vetëm copët e saporegjistruara të armëve, por edhe armët e riregjistruara. Gjatë vitit 2021 janë lëshuar 3365 leje për furnizim me armë, gjatë vitit 2022 janë lëshuar 2480 leje, ndërsa nga fillimi i vitit 2023 e deri më sot janë aprovuar 1697 leje. /Nistori/

      Lajmi Paraprak

      Mungesa e mburojave për rreth Shkumbinit në Tetovë, paraqet rrezik për qytetarët

      Lajmi i rradhës

      Asociacioni – “kusht mbi kushtet”

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë