Dujovski: Liderët të gjejnë mënyrë që vendi të bëhet pjesë e BE-së

    Anëtarësimi në NATO e garantoi sigurinë tonë tani, kurse hyrja në BE vetëm mund ta përforcojë gjendjen e sigurisë, thotë dekani i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski. Ai shton se liderët politikë duhet të gjejnë mënyrë se si vendi të bëhet anëtar i BE-së me të gjitha sfidat që i kemi në rrugë.

    “Refuzimi i propozimit francez do të thotë procese regresive që mund të na distancojnë dhe sërish të na lënë vetëm. Në këtë situatë, anëtarësimi në NATO mund të ndihmojë, por sigurisht se nuk do ta garantojnë sigurinë ashtu siç do të garantohej me anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit tonë në BE.”- deklaroi Nikolla Dujovski, dekan i Fakultetit të Sigurisë.

    Lajmi Paraprak

    Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, arsyet dhe faktorët

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria Publike sqarohet për incidentin tek sheshi Skënderbeu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë