Prokuroria Publike sqarohet për incidentin tek sheshi Skënderbeu

    Fotografia: Petr Stojanovski/DW

    Organi akuzës sot ka sqaruar opinionin mbi procedurën penale ndaj një të dyshuari i cili më 6 korrik gjatë incidentit tek sheshi Skënderbeu përdori armë.

    Në kumtesën e prokurorisë thuhet se pas ekspertizës balistike është konstatuar se personi në fjalë nuk ka përdorur armë zjarri, por armë alarmuese (sinjalizues) e llojit “EKOL Aras Magnum” e cila nuk mund të shkrep plumba.
    Gjykata i ka caktuar masat e kujdesit duke e obliguar me paraqitje dhe duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak.

    Nga burime brenda Prokurorisë Publike mësojmë se nuk bëhet fjalë për të dyshuarin Jusuf Enuzi-Koka, por për të dyshuar tjetë i cili është gjiruar nga kamerat mediatike duke shkrepur njëher në ajër me armë sinjalizuese.Ndaj të dyshuarit Enuzi-Koka procedohet penalisht për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm dhe i njëjti ndodhet në paraburgim. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dujovski: Liderët të gjejnë mënyrë që vendi të bëhet pjesë e BE-së

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Themelore hodhi poshtë padinë e Orce Kamçevit për dëmshpërblim nga Boki 13 dhe Katica Janeva

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë