Dy gra nisin fushatën për t’u bërë presidentja e parë femër e Francës

    Dy politikanë francezë nisën fushatat e tyre presidenciale të dielën, duke kërkuar të bëhen udhëheqëset e para femra të Francës në zgjedhjet e pranverës të vitit të ardhshëm.

    Marine Le Pen e partisë së ekstremit të djathtë Rally National dhe kryebashkiakja socialiste e Parisit, Anne Hidalgo, të dyja filluan platformat e tyre presidenciale në lëvizje të pritura gjerësisht.

    Ato i bashkohen një liste të madhe sfiduesish ndaj Presidentit të qëndrës Emmanuel Macron. Kjo përfshin betejat midis kandidatëve të shumtë potencialë të së djathtës – përfshirë një tjetër politikane femër Valerie Pecresse – dhe mes të Gjelbërve.

    Hidalgo, 62 vjeçe, kryebashkiake e kryeqytetit francez që nga viti 2014, është e preferuar për të fituar nominimin e Partisë Socialiste. Ajo e filloi kandidaturën e saj në qytetin veriperëndimor të Rouen.

    “Unë dua që të gjithë fëmijët në Francë të kenë të njëjtat mundësi që unë kisha,” tha ajo, duke iu referuar rrënjëve të saj. Hidalgo është vajza e emigrantëve spanjollë që u larguan nga vendi i tyre në kërkim të lirisë mes sundimit të diktatorit Francisco Franco.

    Kurse Le Pen, udhëheqësja 53-vjeçare e partisë së ekstremit të djathtë të Francës, filloi fushatën e saj në qytetin jugor të Frejus me një premtim për të mbrojtur “lirinë” franceze. Në përputhje me një mesazh të së djathtës ekstreme që kritikët thonë se ka poshtëruar komunitetet myslimane, Le Pen premtoi se do të jetë e ashpër ndaj “pjesëve të Francës që janë talebanizuar”. Megjithëse ajo nisi kandidaturën e saj në fillim të këtij viti, të dielën ajo e bëri 26-vjeçaren Jordan Bardella drejtuese të partisë ndërsa fushata e saj po kalon me shpejtësi të plotë.

    Le Pen po ndryshon gjithashtu imazhin e saj për këto zgjedhje. Iku garderoba blu e errët që ka qenë markë e saj. Ajo tani do të veshë blu të kaltër për fushatën, “për të treguar vizionin tonë, më pak partiak, (duke arritur) më lart”, citohet të ketë thënë këshilltari special i Le Pen, Philippe Olivier.

    Macron, 43 vjeç, nuk e ka shpallur ende ofertën e tij për rizgjedhje, por pritet ta bëjë këtë. Nisja e kandidaturës në Francë është një formalitet i domosdoshëm për çdo zgjedhje presidenciale.

    Votimi pritet të zbërthejë në një duel midis Le Pen dhe Macron, siç ishte gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në Francë në 2017.

    Lajmi Paraprak

    Pandemitë e mëdha të historisë së njerëzimit

    Lajmi i rradhës

    Policia do të hetojë rastin e kërcënimit ndaj tetovarit që humbi babanë dhe vëllanë e tij në tragjedinë e 8 shtatorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë