Policia do të hetojë rastin e kërcënimit ndaj tetovarit që humbi babanë dhe vëllanë e tij në tragjedinë e 8 shtatorit

    Ditë më parë Nistori njoftoi se Ibin Emshiu nga Siniçani, të cilit i vdiqën babai dhe vëllai në spitalin modular që u kaplua nga flaka, është kërcënuar me vdekje për paraqitjet e tij në opinion, me qëllim për ta heshtur dhe të mos flet për atë çfarë i ka ndodhur. Por, policia e Tetovës për Nistori thotë se deri në këtë moment nuk ka raportuar ndonjë prej familjarëve të viktimave se është kërcënuar nga dikush.

    “Deri në këtë moment, në SPB-Tetovë nuk ka të raportuar se dikush e ka kërcënuar atë person”, shprehet zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifoski.

    SPB Tetovë njofton se ata do të kontaktojnë menjëherë me personin dhe do të merren masat e duhura në lidhje me rastin.

    Përndryshe në tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë, vdiqën 14 persona dhe 12 u lënduan. Pas çka, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendës ministri i shëndetësisë, Ilir Hasani, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës, dhanë dorëheqje, sipas tyre, si akt moral. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dy gra nisin fushatën për t’u bërë presidentja e parë femër e Francës

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit detyrohen të mësojnë nga libra të fotokopjuar, në mungesë të pajisjeve digjitale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë