DY VITE NGA TRAGJEDIA NË TETOVË | Sot në Tetovë do të protestohet për drejtësi

    Sot qytetarët, së bashku me familjarët e 14-të viktimave të tragjedisë në spitalin modular, do të protestojnë në Tetovë, do të kërkojnë drejtësi, gjegjësisht do të kërkojnë akuzë të re. Njëherit sot bëhen dy vite që nga dita tragjike e 2021, shkruan Nistori.

    Tubimi do të fillojë te spitali modular dhe do të vazhdojë deri te Gjykata Themelore e Tetovës.

    Ndryshe, më 5 qershor të këtij viti, gjykata vendosi ta lirojë nga aktakuza mjekun Boban Vuçevski, ndërsa Florin Besimi dhe Artan Etemi morën dënim me kusht – 18 muaj burg. Që do të thotë se ata mbeten në liri dhe dënimi nuk do të zbatohet përderisa të dënuarit (lexo me kusht) nuk do të kryejnë ndonjë vepër penale brenda tre viteve. Spitali Klinik i Tetovës u dënua me 1 milion denarë (16.250 mijë euro), i cili detyrohet ta paguajë në afat prej 30 ditësh pas hyrjes në fuqi të vendimit.

    Udhëheqësi i lëndës, gjyqtari Jordan Velkovski arsyetoi se aktgjykimi është nxjerrë në bazë të provave të paraqitura në seancën kryesore dhe fakteve që dalin nga ato prova. Ai ka theksuar se të akuzuarit nuk janë fajtorë për shkaktimin e zjarrit, dhe sipas tij, aktakuza nuk e akuzon të akuzuarin se ka kontribuar në zjarr.

    E vetmja gjë për të cilën ata janë fajtorë është mos vendosja e aparateve kundër zjarrit.

    Lajmi Paraprak

    OKB: Bota është duke “dështuar” në avancim të grave dhe vajzave

    Lajmi i rradhës

    Fukuyama: Dobësimi i Rusisë mund ta forcojë Azinë Qendrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë