Dy vjet nga aksidenti në Bullgari, rasti akoma pa epilog gjyqësor

    Foto: DIMITAR-KYOSEMARLIEV-AFP

    Kaluan dy vjet nga aksidenti i autobusit, i cili ka ndodhur në autostradën “Struma”, ndërsa në të cilin humbën jetën 45 persona, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë. Shpëtuan vetëm shtatë persona, përcjell Nistori.

    Për çfarë akuzohet “Besa Trans” dhe pronari i saj?

    Sipas aktakuzës, pronari i Besa Trans, Bekim Haxhiu përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kjo çoi në suspendimin e dy doganierëve një ditë pas aksidentit.

    Aksidenti në fjalë ndodhi në Bullgari më 23 nëntor të vitit 2021, kur autobusi i “Besa Trans” po kthehej nga Stambolli. Në mesin e 45 të vdekurve, 12 ishin fëmijë ndërsa vetëm shtatë mbijetuan.

    Ngelet e paqartë se si autobusi i aksidentuar edhe pse nuk ka pasur certifikatë të licencës për transport ndërkombëtar, ka arritur 20 herë ta lëshojë shtetin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    8 maji, data më e sigurt për zgjedhjet e reja në RMV

    Lajmi i rradhës

    Hapet tenderi për rindërtimin e stadiumit të Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë