Hapet tenderi për rindërtimin e stadiumit të Tetovës

    Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është hapur tender për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës. Kasami premton stadium modern, përcjell Nistori.

    “Mbajmë fjalën e dhënë, sepse premtimet tona nuk janë vetëm fjalë boshe. Në vetëm dy vjet qeverisje realizojmë atë që të tjerët me dekada nuk arritën ta bëjnë! Tetova me stadium modern!”, ka shkruar Kasami.

    Kasami e ka premtuar mbi pesë herë brenda dy viteve riparimin e stadiumit të Tetovës

    Kryetari i Tetovës Bilall Kasami më 25 tetor 2023 premtoi se brenda 10 ditësh do të shpallet tenderi për rikonstruimin e stadiumit të qytetitm, gjë nuk ndodhi në afatin e paraparë.

    Ndryshe stadiumi i Shkëndisë është në gjendje të mjerueshme dhe nuk plotëson asnjë kriter të UEFA-së. Skuadra që është simbol i qytetit me një tifozëri të flaktë, ndeshjet europiane detyrohet t’i zhvillojë në Shkup

    Lajmi Paraprak

    Dy vjet nga aksidenti në Bullgari, rasti akoma pa epilog gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Gjykatësi Bexheti shpëtoi Mijallkovin, gjobitet me – 20% të pagës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë