Dy zyrtarë të lartë të BE-së vizitojnë Ukrainën “këtë javë”

    Dy prej diplomatëve më të lartë të Bashkimit Evropian do të udhëtojnë në Kiev “këtë javë” teksa blloku evropian synon të tregojë mbështetje për Ukrainën, pas pushtimit të paprovokuar rus në këtë shtet.

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer ka thënë më 5 prill se presidentja e këtij trupi, Ursula von der Leyen dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell do të realizojnë këtë udhëtim para ngjarjes “Ngrihuni për Ukrainën”, që do të mbahet në kryeqytetin polak, Varshavë më 9 prill.

    Ky do të jetë udhëtimi i dytë i zyrtarëve të nivelit të lartë të BE-së në Kiev, pasi presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka qenë në Ukrainë javën e kaluar.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

    Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

    Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /REL/

    Lajmi Paraprak

    “Toplik”, tre vjet e gjashtë muaj burg për ish-ministrin Mile Janakieski

    Lajmi i rradhës

    Simon Sebag Montefiore: Stalini dhe Putini, ngjashmëritë dhe dallimet midis dy diktatorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë