E akuzoi Zaevin se i ka ofruar para deputetes | Taravari: Nëse do të kisha dëshmi, do të kisha shkuar në prokurori

    Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari deklaroi se nuk ka dëshmi për ryshfet të deputetëve dhe nëse do të kishte, do të kishte shkuar në prokurori.

    Ai shtoi se thashetheme të tilla po përhapeshin nëpër koloare.

    “Absolutisht mendoj se Kastriot Rexhepi u vetëizolua në mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Ndoshta pak ryshfet, pak presion. BDI-ja e bën më së miri”, tha sot në emisionin “Samo vistina”, përcjell Nistori, kryetari i komunës së Gostivarit dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Aleancës së Shqiptarëve, Arben Taravari.

    Ai më herët akuzoi për blerje deputetësh kryeministrin Zoran Zaev, pas së cilës reagoi dhe i kërkoi Taravarit që të kërkojë falje dhe e njoftoi për padi penale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mërgimtarët në hall për të ardhur në vendlindje! Masat kundër Covid-19 kanë vënë në pikëpyetje udhëtimet e tyre

    Lajmi i rradhës

    Rrahet nxënësi nga arsimtari, i shurdhon veshin | “I kam marrë leje me shku me falë xhumanë edhe nuk m’ka lëshu” (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë