Në lidhje me shtyerjen e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, mbrëmë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, përcjell Nistori.
Ai në Facebook shkruan, se me vendim të Qeverisë dhe në interes të mbrojtjes shëndetëore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit, shkollat do të hapen më 1 shkurt.
“Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm. Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit. Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor, ku do të përfundojë më 10 qershor”, shkruan Kovaçevski.