Petkov: T’i zgjidhim vetë problemet, nuk ka nevojë për ndërmjetësim francez

    Është koha që së bashku, si dy shtete fqinje të mira, t’i zgjidhim çështjet e hapura pa ndihmën e askujt, është shprehur në emisionin “360 gradë” në Alsat kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.

    I pyetur për qëndrimin e presidentit francez Makron, i cili u ofrua si lehtësues i dialogut mes dy vendeve.

    “Shpresoj dhe jam i sigurt se autoritetet e Maqedonisë së Veriut do ta mbështesin– është koha që këto çështje t’i zgjidhim së bashku dhe si dy shtete fqinje të mira që respektojnë njëri-tjetrin, ta bëjmë këtë pa ndihmën e askujt. Mendoj se kultura politike dhe gatishmëria për të pasur fqinjësi të mirë dhe konstruktivitet në të gjitha temat…nuk kemi nevojë për ndërmjetës. Duhet ta kryejmë punën. Koordinimi me partnerët evropianë është gjithmonë i mirë, por problemet duhet t’i zgjidhin dy vendet tona”, tha Petkov.

    A është i mundur ndonjë përparim në gjashtë muajt e ardhshëm?

    Petkov: Nëse arrijmë sukses të vërtetë në të gjitha çështjet që i kemi vënë vetes dhe t’i zgjidhim në mënyrë konstruktive, kjo do ta përcaktojë edhe afatin, që do të na çojë në fazën tjetër, gjë që unë personalisht dëshiroj të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se përgjigja më e saktë dhe reale është se duhet të kemi ide të qartë se këto janë pyetje të angazhimit të përbashkët, jo data kalendarike. Nëse kemi sukses, ato data janë afër, por nëse kemi probleme që nuk mund t’i zgjidhim, ky është problem. Në gjashtë muajt e ardhshëm pres që grupet punuese të takohen një herë në muaj, në bazë të rezultateve, shpresoj se do të arrijmë përparim shumë shpejt.

    Lajmi Paraprak

    E konfirmon kryeministri: Gjysëm vjetori i dytë shkollor fillon më 1 shkurt

    Lajmi i rradhës

    Familja Dervishi nga Tetova jeton në mjerim të skajshëm, kërkon ndihmë për kushte elementare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë