“E majta”: Apasiev u sulmua fizikisht në Bullgari (Video)

    Në hapjen e sotme të klubit kulturor maqedonas në Blagoevgrad të Bullgarisë, është publikuar video e personit që ofendoi liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe sulmoi kryetarin e partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, përcjell Nistori.

    Për pak është shmangur një incident në hapjen e klubit “Nikola Vaptsarov”. Kur delegacioni maqedonas i udhëhequr nga Mickoski po shkonte drejt monumentit të Goce Dellçevit, një nga shtetasit bullgar filloi ta kërcënonte dhe e quajti Mickoskin “tradhtar të Bullgarisë”.

    Për këtë, Mickoski me qetësi u përgjigj: “Mos ma tund dorën”, pas së cilës të pranishmit filluan të brohorasin “Maqedoni, Maqedoni”.

    Gjithashtu, në hapjen e sotme të klubit kulturor maqedonas, sipas një njoftimi të partisë “E majta” është sulmuar fizikisht edhe kryetari i kësaj partie, Dimitar Apasiev.

    “Gjatë gjithë ngjarjes, provokatori u vërsul drejt grupit nga Maqedonia, me lejen e policisë bullgare, ndërsa mbante një altoparlant nga ku dëgjoheshin marshime fashiste bullgare. Kur publiku i ka fikur muzikën, provokatori ka sulmuar fizikisht kryetarin, Dimitar Apasiev!”, thuhet në deklaratën e partisë “E majta”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbi një milionë euro dëmshpërblim për investitorët e 4 hidrocentraleve të vegjël

    Lajmi i rradhës

    Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit | Ekzaminimi i hershëm shpëton jetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë