“E majta” do të parashtrojë Propozim-ligjin për pagë minimale që u propozua nga LSM

    Në konferencë për shtyp, deputeti nga radhët e partisë E majta, Borisllav Krmov tha se partia e tij do të parashtrojë Propozim-ligj për ndryshim të Ligjit për pagë minimale që u propozua nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në muajin dhjetor.

    “Bëhet fjalë për Propozim-ligj për ndryshime të Ligjit për pagë minimale që u propozua nga LSM”, tha Krmov.

    Ai shtoi se edhe pse LSM-së i është premtuar se do të miratohet ligji në janar, ai ende nuk është miratuar.

    “Qëllimi i këtij ligji është që paga minimale nga 15 mijë denarë të rritet në 18 mijë denarë, që do të ishte rreth 60% të pagës momentale mesatare”, tha Krmov.

    Ai shtoi se shporta e një familje kushton 35 mijë denarë dhe se një familje 4 anëtarëshe me dy paga minimale nuk mund t’ia dalin.

    Lajmi Paraprak

    SPB Tetovë apelon që të vozitët me shpejtësi të zvogëluar para shkollave dhe vendkalimeve për këmbësorë

    Lajmi i rradhës

    Cilat janë simptomat e reumatizmës dhe artritit që nuk duhet t’i injoroni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë