“E Majta” kundër dy gjuhësisë në uniformat e policisë

    “E Majta” sot ka dorëzuar një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së dekretit me të cilin Qeveria vendos dygjuhësinë për uniformat e policisë.

    “Ne mendojmë se një dekret i tillë, si akt nënligjor i përgjithshëm i qeverisë, është në kundërshtim me Kushtetutën, me aktet tjera nënligjore, me Ligjin për gjuhët, Ligjin për Punët e Brendshme, si dhe Ligjin për Policinë”, thonë nga e “Majta”.

    Nga atje shtojnë se Qeveria me iniciativë të saj po e margjinalizon gjuhën maqedonase dhe po e degradon identitetin maqedonas.

    Ministri i MPB më herët paralajmëroi se janë duke u zbatuar të gjitha procedurat, që nga marsi i vitit 2023 uniformat policore do të jenë në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

    Lajmi Paraprak

    “I dashur shef, faleminderit për dy javë pushim”, tifozi japonez bëhet viral me posterin në Kupën e Botës

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, vijat e kuqe të Beogradit dhe kaosi serb

    Lajme tjera

    Një Pikaso 10-vjeçar

    Pikturat e stilit surrealist të 10-vjeçarit Andres Valencia shiten për shuma mbi 150.000 dollarë. Është e rrallë që…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë