“I dashur shef, faleminderit për dy javë pushim”, tifozi japonez bëhet viral me posterin në Kupën e Botës

    Një tifoz japonez u bë viral me posterin e tij të veçantë në tribunat e stadiumit Khalifa International në Doha të Katarit, ku po mbahet kampionati botëror.

    Ai në këtë letër falënderoi shefin që ia dha dy javë pushim për Kupën e Botës, transmeton Telegrafi.

    Tifozi u pa gjatë ndeshjes hapëse të Kupës së Botës midis Japonisë dhe Gjermanisë që u zhvillua të mërkurën.

    “I dashur shef, faleminderit për dy javët e mia të pushimit”, shkroi ai në kartonin të cilin e mbante në duar.

    Me t’u parë ai në stadium, imazhi i tifozit u bë viral në rrjetet sociale.

    Japonia mposhti Gjermaninë me rezultat 2:1, falë golave të Ritsu Doan dhe Takuma Asano. 

    Lajmi Paraprak

    BE-ja nuk arrin marrëveshje për çmimin e gazit

    Lajmi i rradhës

    “E Majta” kundër dy gjuhësisë në uniformat e policisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë