Popovski për kryeministrin Mark Rutte: Ky zotëri nuk e thotë të vërtetën

    Ish-ministri i Financave dhe zyrtar i lartë partiak në LSDM, Nikolla Popovski, ka deklaruar se nuk është i bindur në deklaratën e kryeministrit holandez Mark Rutte të dhënë gjatë vizitës së tij në Maqedoni, se BE-ja po i bën presion Bullgarisë dhe nuk e lë atë të bëjë atë që e ka dëshiron.

    “Ky zotëri thjesht nuk e thotë të vërtetën, pra nuk na do të gjithëve. Bullgaria de fakto është lënë të bëjë çfarë të dojë. Në fakt, vendi i tij ka bërë shpesh të njëjtën gjë në të kaluarën dhe është e mundur që të bëhet sërish. Kujtoni Merkelin me premtimet e saj para ndryshimit të emrit të vendit”, ka shkruar Popovski në profilin e tij në Facebook.

    Rutte ishte kryeministri i parë holandez që vizitoi Maqedoninë të mërkurën dhe një ditë më vonë pati një dramë në parlament ku opozita nuk votoi mosbesimin ndaj qeverisë.

    “Nëse qytetarët e Maqedonisë mendojnë se e lëmë të varur çështjen me Bullgarinë, se nuk jemi të interesuar dhe se Bullgaria mund të bëjë çfarë të dojë, kjo nuk është e vërtetë”, tha Rute dhe shtoi se është optimist i matur nëse Maqedonia do të fillojë negociatat në dhjetor.

    Lajmi Paraprak

    E nisi me dy koshere bletë, por tani ajo ka mbi 30 koshere dhe fiton shumë nga bletaria | Përpjekja e Sebahates për të krijuar biznes në fshat

    Lajmi i rradhës

    MEPSO-ja po fundoset në borxhe, ndërkaq blen bileta avioni në vlerë prej 125 mijë eurove

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë