“E vërteta dhe e drejta vonon, por nuk harron” – shkruan deputeti Kastriot Rexhepi pas votimit të propozimit francez

    Deputeti i pavarur i RMV-së, Kastriot Rexhepi

    Deputeti tashmë i pavarur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Kastriot Rexhepi pas votimit për propozimin francez, ka shkruar se, e vërteta dhe e drejta vonon, por nuk harron, përcjell Nistori.

    “Shumë më sulmuan, disa dëshiruan, por nuk vepruan ashtu si bëra në nëntorin e 2021 kur dikush deshti që fatin e vendit t’ia japë forcave që kundërshtuan tre ditë me radhë votimin e konkluzioneve që na mundësojnë të hapërojmë drejt aderimit në BE. E vërteta dhe e drejta vonon, por nuk harron.” – shkruan Rexhepi.

    Sipas Rexhepit, disa gabuan dhe u reshtuan me partitë politike që çdo ditë ofendojnë shqiptarët.

    Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Deputetët e opozitës maqedonase nuk morën pjesë në procesin e votimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Këngëtarja izraelite nuk i shtrëngoi dorën presidentit Biden, shkak parimi fetar! (Video)

    Lajmi i rradhës

    Trajanov: Nuk votova për miratimin e propozimit francez

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë