E vërteta për shtetësinë e Onishçenkos | “Me testim poligrafik do të zbuloheshte nëse bëhet fjalë për gabim të qëllimshëm”

    Hetimi për shtetësinë e dyshimtë të oligarkut ukrainas, Oleksander Onishçenko sipas ish-drejtorit të Inteligjencës, Naqe Çulev duhet të përfundojë duke i nënshtruar të gjithë të përfshirët në këtë rast në poligraf. Çulev në emisionin ”Rruga drejt”, tha se Onishçenko mund të ketë për qëllim shtrirjen e ndikimit rus në vend përmes përfshirjes në biznesi energjetik.

    “Sa nga këto persona të cilët kanë punuar në rastin e Onishçenkos kanë kaluar testin poligrafik? Nëse unë do ta udhëheqja hetimin, të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në rastin me Oleksandër Onishçenkon dhe kanë dhënë mendim pozitiv në krye me drejtorin e ASK-së, menjëherë do t’i kisha nënshtruar në testim poligrafik. Kjo do të vërtetonte nëse bëhet fjalë për gabim me qëllim të keq, prapavijë zbuluese-inteligjente, kriminale ose lukrative apo bëhet fjalë për lëshim ose sjellje jo profesionale nga ana e ASK-së”, tha Naqe Çulev, Ish drejtor i Agjencisë së Inteligjencës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pse çaji me mente?

    Lajmi i rradhës

    ASh: Super-ekspertiza në rastin “Llaskarca”, mbron fajtorët e tragjedisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë