Eco Guerilla: Komuna e Tetovës të zhvendosë kamionët e “Saubermacher” nga banorët e Pallçishtit

    Organizata Eco Guerilla reagon pas ankesës së banorëve të një lagje në fshatin Pallçisht, me arsyetimin se kamionët e kompanisë “Saubermacher” ndotin ambientin dhe kundërmon e tërë lagjja. Eco Guerilla kërkon nga Komuna e Tetovës që kompanisë t’i gjejë një vend tjetër, larg banorëve dhe ku nuk do të rrezikojë shëndetin e banorëve dhe sigurinë e tyre, shkruan Nistori.

    “Përkrahim kërkesën legjitime të banorëve të f. Pallçisht për dislokimin e kamionëve të mbeturinave për shkak të aromës së keqe në lagjen e tyre. Kërkojmë nga Komuna e Tetovës që urgjentisht të gjejë një zgjidhje për dislokim në një lokacion të përshtatshëm larg shtëpive. Kjo urgjencë vlen posaçërisht në këto ditë të nxheta vere me temperatura të larta kur aroma bëhet edhe më e padurueshme dhe si pasojë e papastërtisë mund të shkaktohen edhe infeksione ose alergji të ndryshme, siguria për fëmijët mund të jetë rrezik, etj. Posaçërisht kjo le edhe një shije jo të mirë edhe për mërgimtarët të cilët edhe ashtu janë të zhgënjyer me nivelin tejet të ulët të higjienës në qytetin tonë”, kumtojnë nga Eco Guerilla.

    Nga Eco Guerilla thonë se rrugët e lagjeve në Tetovë ka një kohë të gjatë që nuk lahen asnjëherë me ujë, kjo për shkak se gjithë këto vite Tetova akoma nuk ka edhe një cisternë për larjen e rrugëve.

    Lajmi Paraprak

    Dhunohet foshnja tre muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Vala e të nxehtit është e favorshme për korrjen e elbit dhe grurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë