Edhe Dibra “pushtohet” nga qentë endacakë!

    Foto arkiv

    Edhe pse pushteti vendor në Dibër ka ndërmarr aktivitete të shumta për të tejkaluar problemet me qentë endacakë, përsëri në rrugët e Dibrës çdo ditë mund të shihen një numër i madh i tyre. Për fat të keq shpesh ndodh edhe kafshimi i qytetarëve nga ana e qenve endacakë. Stacioni privat i veterinarisë “Zebra” nga Demir Hisari ka kontratë me komunën Dibër për të ndërmarr aktivitete për sterilizimin dhe trajtimin e qenve endacak në qytet. Sipas të dhënave të kësaj veterinarie gjatë vitit 2023 janë trajtuar mbi 70 qen endacak në këtë stacion të veterinarisë. Por, është shumë qartë se numri i qenve në komunën e Dibrës është shumë më i madh. Si lokacion i cili stimulon shtimin e qenve është deponia e qytetit.

    Problemi me qentë endacak është një problem i cili shumë herë është debatuar në nivel të këshillit të komunës Dibër, në takimet të shoqatave qytetare por edhe mes qytetarëve. Është një problem shumë serioz i cili assesi të tejkalohet. Kryetari i komunës Dibër Hekuran Duka ka informuar në seancat e këshillit në përputhje me ligjin, komuna ka angazhuar stacionin e veterinarisë “Zebra” nga Demir Hisari për trajtimin e qenve endacak nga komuna Dibër.

    Ai ka potencuar se kjo veterinari realizon aktivitete të shumta dhe raporton për aktivitet e saj. Poashtu ai ka informuar se në lokacioni ku gjendet ndërmarrja komunale një kohë ka pasur kafaz për qentë endacak. Këshilltarët janë të informuar për angazhimin të një veterinarie për trajtimin e qenve endacak por që kërkojnë edhe një angazhim më të madh nga veterinaria në fjalë.

    Këshilltarët disa herë kanë marrë raporte për tretmanin e qenve pa pronarë në Dibër dhe poashtu u është përcjell informata se ndodh shpesh herë që në Dibër të sillen edhe qen endacak nga qytete të tjera. Në lidhje me këtë problem biseduam edhe me përfaqësues të veterinarisë “Zebra” nga Demir Hisari. Përfaqësuesi i kësaj veterinari Igor Cvetanovski, thotë se komuna Dibër ka një kontratë me veterinarinë e Demir Hisarit.

    “Gjatë vitit 2023 në veterinarin tonë janë trajtuar mbi 70 qen endacak. Trajtimi është realizuar në përputhje me rregulloren dhe ligjin. Ata janë sterilizuar dhe u janë bërë testime të agresivitetit. Normalisht, 80 për qind të qenve që kanë kaluar këta testime janë kthyer përsëri në Dibër dhe në veshët e tyre kanë çipa”, thotë Cvetanovski dhe shton se problemi kryesor i rritjes dhe shtimit të numrit të qenve pa pronar në Dibër është deponia e qytetit ku numri i qenve endacak është shumë i madh. Është një deponi e egër e cila nuk mund të kontrollohet kur është në pyetje prezenca e qenve. Poashtu sipas tij problemi jo vetëm në Dibër por edhe në qytete të tjera është që nuk posedohet një qendrën strehimore për qentë.

    Por, duke marrë parasysh numrin e madh të qenve që shpesh herë vërshojnë rrugët e Dibrës, mes tyre ka edhe qen me çipa. Arsim.V. nga Dibra tregon se këto ditë është sulmuar pikërisht nga një qen me çipë. “Më çuditi meqë kisha dëgjuar se qentë me çipa kanë kaluar tretmanin e tyre nga një veterinari që ka angazhuar komuna. U sulmova edhe nga ky qen. Jetoj në një pjesë periferike të qytetit ku mes qenve pa pronar ka edhe shumë qenë me çipa”, tha ai. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Danas: Vuçiq nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Standard më të mirë për studentët në RMV, apo marketing politik!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë