Standard më të mirë për studentët në RMV, apo marketing politik!

    Një nga premtimet më të mëdha që qeveria aktuale u ka bërë studentëve dhe që ka qenë pjesë e programit tyre zgjedhor që nga viti 2016, është krijimi i një qyteti studentor në Shkup. Megjithatë, ky premtim nuk është realizuar ende dhe nuk është as nuk shihet. Në atë kohë, premtohej se studentëve do t’u ofrohej një ambient vetëm për ta për shkak të kushteve jo standarde në konviktet aktuale, por gjithçka kulmoi me nënshkrimin e marrëveshjes për rindërtimin e dy konvikteve për studentë, “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Stiv Naumov”.

    Marrëveshja për rindërtimin e konvikteve u nënshkrua nga kjo qeveri vetëm në fund të mandatit të saj, më 29 dhjetor 2023, pasi tashmë në muajin e parë të vitit të ri u formua Qeveria teknike, e cila udhëheq vendin deri në zgjedhjet e kësaj pranvere. Kështu studentët mbetën pa qytet studentor, ndërsa projektet e mëdha mbeten në ajër.

    Të rinjtë e gjashtë partive politike së bashku me kryetarët e gjashtë kuvendeve studentore në nënshkruan Manifestin Studentor, për një standard më të mirë në arsimin e lartë. Megjithatë, synimet kryesore për të cilat politikanët dhe studentët janë zotuar të punojnë në të ardhmen përfshijnë arsimin e lartë falas, ndërkombëtarizimin dhe digjitalizimin e plotë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Dokumenti është nënshkruar nga të rinjtë e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, LDP-së, RDM, të Majtës dhe Lëvizjes Demokratike. Kuvendet studentore që i përkrahën këto kërkesa janë nga universitetet “Shën Kirili dhe Metodi”, “Shën. Kliment Ohridski”, “Goce Dellçev”, “Nënë Tereza”, “Rr. Apostulli Pavle” dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

    Ndërkohë, kryetari i parlamentit studentor në UKIM, Aleksandar Nikollovski tha se premtimet dhe zotimet nga ana e partive për të punuar aktivisht që ato të mos qëndrojnë vetëm në letër, dalin në dritë në një periudhë parazgjedhore.

    “Edhe pse është një Manifest, përvojat e së kaluarës thonë se disa synime do të duhet të përmbushen me afate, por këto afate duhet të vendosen pas përfundimit të proceseve zgjedhore në vend dhe pas formimit të qeverisë së re”, theksoi Nikollovski.

    Nga ana tjetër, kryetari i Forumit për Ndryshim Arsimor, Blendi Hodai beson se shumica e gjërave që tani u premtohen studentëve nuk janë gjë tjetër veçse “marketing politik parazgjedhor”.

    “Ne e dimë që për shkak se kemi zgjedhje, gjithçka do të përdoret në PR-në e tyre. Fatkeqësisht, mentaliteti i politikanëve është i tillë që ata nuk na shohin si organ votues dhe jo si grup që ka nevoja specifike”, theksoi Hodai.

    Mirëpo, për dallim nga këto pretendime, Nikollovski theksoi se disa nga premtimet e politikanëve mbetën të parealizuara, ai gjithashtu lokalizon një pjesë të problemit te vetë studentët.

    “Mendoj se studentët e deritanishëm mund të ishin shumë më aktivë në realizimin e qëllimeve, ky është mendimi im, se duhej të kishin një përkushtim më të madh nga ana e tyre. Nëse ata do të kishin ushtruar më shumë presion, besoj se do të ishin arritur më shumë qëllime”, shtoi Nikollovski.

    Ndër të tjera, Manifesti vjen vetëm tre javë para fillimit të fushatës parazgjedhore në vend, partitë tradicionalisht do të dalin me programet e tyre të reja dhe në to, si para çdo zgjedhje, do të premtohen reforma të reja në arsim, dhe kështu një standard më të lartë edhe për studentët. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Edhe Dibra “pushtohet” nga qentë endacakë!

    Lajmi i rradhës

    Çka i bën investitorët e huaj të tërhiqen nga RMV-ja?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë