Edhe krahas apeleve, nuk ndalojnë zjarret në arat me grurë

    Në vend të korrjes së grurit, shumë bujq përballen me zjarre në fusha. Zjarrfikësit thonë se nuk ka pothuajse asnjë fshat në rajonin e Tetovës ku nuk ka pasur djegie të tokës pjellore.

    Dje në Tearcë dhe pardje në Miletinë, dhjetëra hektarë tokë janë djegur në zjarre.

    “Pavarësisht apelit tonë për qytetarët, e posaçërisht për fermerët, që të kenë kujdes në këto temperatura shumë të larta, zjarret në zonën e Pollogut nuk ndalen. Vetëm dje në orët e pasdites në zonën e komunës së Tearcës shpërtheu një zjarr në fushat ku pritej të vilej gruri. Zjarri la katër familje pa rendimentin e tyre, dhjetëra hektarë grurë të humbur nga zjarri. Shkaku i zjarrit është faktori njerëzor duke djegur deponitë ilegale në Pollog. Ne u bëjmë apel të gjithëve, e posaçërisht bujqve që të mos djegin kallamishte pas korrjes, të jenë më të kujdesshëm në këto ditë shumë të nxehta sepse një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë shumë dëme”, tha komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikjes, UkëAliti.

    Dje në orën 17:30 në SPB Tetovë u raportua se një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion në Sellcë të Tetovës. Askush nuk u lëndua dhe me ndërhyrjen e vendasve dhe Njësisë territoriale të zjarrfikjes së Tetovës, zjarri u shua shpejt.

    Lajmi Paraprak

    Vdekjet nga droga shënuan rekord në SHBA gjatë pandemisë

    Lajmi i rradhës

    MASH: Shën Nikolla bëhet me shkollë fillore bashkëkohore dhe kushte më të mira për akomodimin e nxënësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë