Edhe në një shkollë të Tetovës dy nxënës hartojnë listë me emrat e nxënësve për t’i kërcënuar

    Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në praninë e psikologut, pedagogut dhe prindërve kanë pasur bisedë informative me dy të mitur (11 vjeç) në një shkollë fillore të Tetovës për hartimin e një liste të emrave të nxënësve dhe kërcënimeve ndaj tyre, njofton Nistori.

    “Sot (10 maj) në prani të prindërve të tyre, psikologut dhe pedagogut, është kryer një bisedë informative me një të mitur 11 vjeçar dhe një tjetër vajzë poashtu e mitur (11 vjeçare), duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm në SPB Tetovë. se kanë lënë një fletë në tualetin e shkollës fillore ku bëhen të ditur emrat e nxënësve dhe kërcënimet ndaj tyre”, thonë nga SPB Tetovë.

    Nga MPB shtojnë se është njoftuar Qendra për Punë dhe Politikë Sociale dhe Prokurori Publik dhe po ndërmerren masat për qartësimin e rastit.

    Ndryshe, ditë më parë një nxënëse nga Shkupi gjithashtu kishte bërë një listë me kërcënime ndaj nxënësve tjerë në një shkollë të Shkupit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Piktori i famshëm dhe tri fazat e dashurisë

    Lajmi i rradhës

    “Më mirë për Tetovën” apo më keq për Tetovën! / Komuna e Tetovës ende nuk e ka pranuar donacionin e 50 shportave për mbeturina nga nisma qytetare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë