“Më mirë për Tetovën” apo më keq për Tetovën! / Komuna e Tetovës ende nuk e ka pranuar donacionin e 50 shportave për mbeturina nga nisma qytetare

    Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” e mbajti premtimin e dhënë para zgjedhjeve lokale të vitit 2021 në lidhje me pagat e këshilltarëve të tyre. Me rrogat e dy ish-këshilltarëve të tyre, më 15 gusht 2022 u dhuruan 50 shporta për mbeturina për Tetovën. Por sot e kësaj dite Komuna e Tetovës ende nuk ka dhënë udhëzime në lidhje me instalimin e shportave të cilat u dhuruan si donacion nga MMPT, shkruan Nistori.

    Nistori më herët e pyeti kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nëse kanë pranuar ndonjë email nga MMPT dhe nëse do t’i pranojnë shportat për mbeturina, ndërkaq një gjest i këtillë do të ishte shumë i mirëpritur nga ky i fundit. Përkundër që Komuna e Tetovës ende nuk ka marrë diçka konkrete rreth kërkesës së MMPT, ka bërë që të reagojë përsëri kjo e fundit.

    “Më mirë për Tetovën ende nuk ka pranuar udhëzime nga Komuna e Tetovës në lidhje me instalimin e shportave për mbeturina të cilat i kemi dhuruar si donacion. Më datë 1 mars 2023 kemi dorëzuar kërkesë për donacion e cila është miratuar në mbledhjen e 13-të të Këshillit me datë 31 mars 2023. Që nga ajo ditë nuk kemi pranuar ndonjë informatë nga Komuna e Tetovës në lidhje me realizimin e këtij donacioni”, thonë nga MMPT.

    Nga “Më Mirë për Tetovën”, kërkojnë nga Komuna e Tetovës që në afat sa më të shkurtër kohor që të paraqesin një plan për realizimin e këtij donacioni që është në dobi të të gjithë qytetarëve të Tetovës.

    Ndryshe, MMPT garoi me listë këshilltarësh në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe siguroi dy këshilltarë, ndërsa në vitin 2022 Këshilli komunal i Tetovës shkoi përsëri në zgjedhje për shkak të mos mosmiratimit të llogarisë përfundimtare deri më 31 mars 2022 ashtu siç parashikohet me ligj dhe MMPT për një numër të vogël votash nuk arriti të sigurojë asnjë këshilltar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edhe në një shkollë të Tetovës dy nxënës hartojnë listë me emrat e nxënësve për t’i kërcënuar

    Lajmi i rradhës

    JOKER

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë